Italia ngriti alarmin për substanca të rrezikshme, AKU tërheq nga tregu qumështin me formulë për fëmijë

Një sasi e konsiderueshme e qumështit formulë për fëmijë, "BEBA", është tërhequr nga tregu me vendim të AKU-së, pas një sinjalizimi nga Sistemi Europian i Ushqimit se në përmbajtjen e këtij produkti ka substanca të rrezikshme.

17.01.2026. 08:17

Italia ngriti alarmin për substanca të rrezikshme, AKU tërheq nga tregu qumështin me formulë për fëmijë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët.

Sipas njoftimit zyrtar, Shqipëria është informuar nga RASFF se, pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, në një formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda është konstatuar prania e substancës Cereulide, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve në treg dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë së produktit, sasia e identifikuar është bllokuar dhe do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes dhe të shmangin përdorimin e tij, për të garantuar sigurinë shëndetësore të fëmijëve.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)