“Bashkohemi në protestën historike”, Belind Këlliçi thirrje qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike parashtroi arsyet e betejës së nisur nga opozita shqiptare, përpara tubimit kombëtar.

24.01.2026. 12:41

“Bashkohemi në protestën historike”, Belind Këlliçi thirrje qytetarëve

“Bashkohemi në një protestë historike në orën 17:00, para Kryeministrisë”. Kjo ishte thirrja e deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “facebook”, ai parashtroi arsyet e betejës së nisur nga opozita shqiptare, përpara tubimit kombëtar.

Nga akuzat për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama për “aferat dhe lidhjet e tij me krimin”, që sipas tij “nuk mund të hetohet”, deri te akuzat se “pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike”.

Në deklaratën e tij, Këlliçi shkruante: “Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?  Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)