Në fjalën e tij në protestën kombëtarë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita sot është në kilometrin e fundit të triumfit ndaj qeverisë, të cilën ai e quan narkodiktaturë.
“Sot jemi në kilometrin e fundit të triumfit. Ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe nga izolimi arritëm në kilometrin e fundit, pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam si shpresa e vetme e sigurt e shqiptarëve.
Sot jemi më të fortë dhe më të vendosur në ekzistencën tonë. Sot që jeni mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të kujtojë gjithçka kaluam gjatë kësaj opozite të vështirë. Në këtë udhëtim qëndruam të palëkundur nga narkoshteti”, tha Berisha.
Më tej, Berisha akuzoi se kryeministri Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur familjen e tij.
“Diktaturat shemben vetëm me revoltë popullore. Ja ku jem ne sot. Rama kryeson organizatën kriminale më të madhe në Europë. Shumica e shqiptare e ka të qartë se palloshi i Lubisë është pengu i saj. Ergys Agasi është Rama i errësirës. Sot shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij sepse ka vjedhur miliarda”, tha Berisha.
“Sonte është thirrja e madhe për çdo rajon, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri për të krijuar një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë, për ligjin dhe kushtetutën, për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)