“Jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: Jeni kthyer në mburojë e vjedhjeve të Ballukut

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë mazhorancën se është kthyer në një mburojë e imunitetit të Ballukut dhe po pengon drejtësinë.

03.02.2026. 11:55

“Jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: Jeni kthyer në mburojë e vjedhjeve të Ballukut

Sali Berisha sulmoi edhe njëherë mazhorancën nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar se është kthyer në mburojë e Belinda Ballukut.

Sipas kreut të demokratëve, parlamenti po kryen një grusht shteti duke penguar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv. Kryeministres.

Berisha i krahasoi socialistët si automatë që ngrejnë kartonët dhe që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Ky parlament cdo ditë nxin për aktin kushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë Ballukut, në mburojë të vjedhjeve të taksave nga Ramaduro dhe Lubia. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delinkuentes Lubi Balluku.

Ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetin të një njeriut që i ka vjedh shqiptarëve 1.2 miliardë dollarë. Jeni personazhe të së keqes banale.

Automatë që nuk mendoni. Si ju duket vetja që mbroni Lubinë. Lexoni të keqen banale dhe shihni si jeni prototipi i saj. A e kuptoni cfarë zemërimi shkaktoni te qytetarët që mezi mbyllin muajin”, u shpreh Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)