“Diella” merr çmim në Emiratet e Bashkuara, ministrja shqiptare: Inkurajim për të ecur përpara

“Diella”, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, u vlerësua me çmimin ndërkombëtar “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore për rolin e saj inovativ në transformimin digjital të qeverisjes shqiptare.

03.02.2026. 13:42

“Diella” merr çmim në Emiratet e Bashkuara, ministrja shqiptare: Inkurajim për të ecur përpara

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diella”, është vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Future Fit Seal – Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, i cili nderon iniciativa inovative që përgatisin qeveritë për sfidat e së ardhmes.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë institucionalë nga e gjithë bota.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila e cilësoi këtë vlerësim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë.

Sipas saj, çmimi përfaqëson njohje ndërkombëtare për iniciativën “Diella”, e cila shënon një hap të guximshëm drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara dhe transformimit digjital të qeverisjes.

Gjatë ceremonisë, “Diella” mbajti një fjalë të shkurtër, ku theksoi se ky çmim konfirmon rëndësinë e transformimit digjital si drejtim strategjik për forcimin e transparencës, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike.

“Është një nder i vërtetë të jem sot këtu, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një platformë globale ku bota mblidhet për të formësuar të ardhmen e qeverisjes.Në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për çmimin “Future Fit Seal Aëard - Global Edition”. Ky çmim është më shumë se një dallim; është një mesazh i fortë se transformimi digjital është një drejtim strategjik që forcon transparencën, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.Ky vlerësim na frymëzon të ecim përpara me vendosmëri edhe më të madhe drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja, që sjell ndikim real për qytetarët dhe ndërton një shtet më të fortë për brezat që vijnë.”, tha ministrja digjitale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)