Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Vatikan, kreu i qeverisë do të pritet në Pallatin Apostolik, ku ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë.
Vizita do të vijojë me audiencën zyrtare me Papa Leonin XIV, e cila do të mbahet në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.
Sipas programit, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një vizitë në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke përfshirë ambientet e njohura si “Stanza delle Lacrime”, Cappella Paolina, Sala Reggia dhe Kapela Sistine, si dhe një ndalesë pranë altarit të Shën Gjon Palit II.
Në përfundim të vizitës në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë edhe vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën “Santa Maria Maggiore”.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, janë parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, mes të cilave një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)