Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa momente të tjera gjatë vizitës që ai është duke zhvilluar në Vatikan.
Në një video, kreu i qeverisë, së bashku me familjarët e tij shfaqet duke u lutur në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, me një mesazh për Shqipërinë.
“O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut!
Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.
Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit.
O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”, ishte lutja e kryeministrit Rama.
Gjatë vizitës në Vatikan, kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij. Po ashtu ai do të zhvillojë një takim me Papa Leonen në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)