Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme, të kryesuar nga David McAllister.
"Me delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, #AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister, në një diskutim të hapur mbi arritjet dhe sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Parlamentin Europian dhe AFET për përshpejtimin e këtij procesi", thotë Peleshi.
Delegacioni më pas do të ketë takime dhe me përfaqësues të opozitës, aktorëve politikë dhe qeverinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)