Kreu i delegacionit të komisionit të Jashtëm të PE-së, David McAllister në konferencën për mediat tha se duhet më shumë dialog dhe me opozitën dhe kërkohet stabilitet. Ndërsa opozitës i kërkoi të heqë dorë nga protestat e dhunshme.
"Zbatim të plotë të legjislacionit, të mos ketë ndërhyrje politike në drejtësi dhe duhet që politikanët duhet të udhëheqin duke dhënë ata vetë shembullin. Të gjitha këto kërkojnë bashkëpunim konstruktiv duke përfshirë mbarë spektrin politik, nuk mjafton vetëm miratimi i legjislacionit po qytetarët të dinë efektet reale të reformave dhe duhet që ato të vihen plotësisht në jetë", tha McAllister.
Ai tha se kjo vizitë e deputetëve të PE tregon mbështetjen e PE në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ne kemi interesa të përbashkëta dhe vlerësomë angazhimin e Shqipërisë dhe të ardhmes evropiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)