Tensione mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD në seancën e Kuvendit, teksa kanë vijuar me akuza ndaj njëri tjetrit. Gazment Bardhi akuzon Taulant Ballën se ka ndërhyrë në prokurorin e SPAK për lirimin e pronave të babait të Suel Çelës.
“Njeriu që është kapur në përgjime të prokurorisë së posaçme, ndërhyn te prokurori i SPAK dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit për të liruar pronat e babait të Suel Çelës, ky është fundi i botës dhe këtë e ka bërë parafolësi këtu. Është në përgjimet e prokurorisë së posaçme si njeri që ndërhynte te prokurori i SPAK. Ky që është sot drejtuesi i SPAK ka një detyrë, atë dosje që e mban të fshehur apo të vjetër, t’ia vërë emrin si të dojë, do duhet ta çojë përpara, sepse shqiptarët duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore e bën teatër me ndarjen e pushteteve. Sa për moskuptimin tonë të vendimit të GJK, të të jap leksione Taulant Balla është fundi i botës”, tha Bardhi.
Taulant Balla i është përgjigjur për replikë duke thënë se Bardhi është nga ata njerëz që në SPAK ka akuzuar edhe njerëzit e vet.
“Zotëria që foli prapë nuk e ka turp gënjeshtrën, shpifjen, se për të njëjtët njerëz nuk ka rezistuar dot që të akuzojë Flamur Nokën, të njëjtët njerëz, nuk ka rezistuar dot. Mbaje mend shtoje zortote për babin e Zenit, e mban mend ti? Ti bërtet se ke vendshkarkim, por ti je një avantazh i madh i imi për të bërë diferencën në këtë sallë se si duhet te drejtohet një grup parlamentar. Je i vetmi kryetar grupi në histori që ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e vet të grupit. Di shumë mirë shumë gjëra, po ti kursej sot”, tha Balla.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)