Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër në Kuvend në lidhje me çështjen e sigurisë ushqimore.
Braçe pretendon se ka kërkuar informacion nga disa institucione dhe nuk ka marrë përgjigje për këtë arsye paralajmëron se në bazë të ligjit do të bëjë dhe kallëzim penal.
“Kam një seri kërkesash për marrje informacioni. Pasi është tejkaluar çdo lloj afati me Drejtorinë e Tatimeve, AKU, ISUV etj, s’më janë dhënë informacione dhe do të kaloj në kallëzim penal.
S’kam kërkuar asjgë përveçse një liste me emrat e kompanive që janë kontrolluar në kuadër të sigurisë ushqimore. Konfidenciale!”, tha Braçe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)