Opozita ka kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Balluku të bëhet me dyer të hapura. Gazment Bardhi tha se mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor.
“Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje” - është shprehur Gazment Bardhi.
Ai akuzoi për shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores maxhorancën. "Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren", është shprehur Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)