Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ndarë detaje nga takimi i deputetëve demokratë me delegacion faktmbledhës të PPE që ndodhet në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi zbulon se në takim u diskutua për zhvillimet në Shqipëri, kapjen e institucioneve dhe deformimin e zgjedhjeve.
Sipas tij, kjo vizitë e misionit faktmbledhës së PPE është një lajm i mirë pasi tashmë Shqipëria është në fokusin evropian.
“Sot, së bashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuam në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.
Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve”, shkruan Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)