Një delegacioni i Partive Popullore Evropiane, udhëhequr nga sekretarja e përgjithshme Dolors Montserrat ishte në Tiranë ku zhvilloi takime me përfaqësues të Partisë Demokratike, media, diplomatë etj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të vetë PPE-së bëhet e ditur se PPE mbështet rrugën evopiane të Shqipërisë, duke vënë theksin tek pavarësia e gjyqësorit.
“Të shqetësuar për dobësimin e demokracisë, delegacioni i PPE-së bën thirrje për një opozitë të bashkuar dhe të fortë për të siguruar llogaridhënie, si dhe për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale, që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme’, thuhet në deklaratën publike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)