Berisha tregon skenarët e protestës: Edi Rama, objekt i revoltës, le të largojë edhe 30 Lubi!

Sali Berisha e cilësoi një marshim revoltë protestën e sotme të opozitës, duke insistuar se objektivi kryesor është largimi i Edi Ramës.

28.02.2026. 19:19

Berisha tregon skenarët e protestës: Edi Rama, objekt i revoltës, le të largojë edhe 30 Lubi!

Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me skenarët e protestës së sotme të opozitës në rrugët e kryeqytetit.

Kreu i demokratëve e cilësoi protestën e sotme një marshim revoltë kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Sipas Berishës, ndryshimi i ministrave ishte një tentativë e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Kryengritja paqësore sot ka formën e një marshimi revoltë, në rrugët e tiranës për të shprehur zemërimin ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. T’i themi Ramës se jo një Lubi po 30 të largosh do jesh t’i objekti i revoltës popullore.

Beteja jonë deri në largimin e Ramës. Është ai gjeneratori i të gjithë të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Ndaj dhe largimi i ministrave bëhet për të ruajtur lëkurën e tij. Në policinë e shtetit është një nga kryebanditët që është Ilir Proda. Do t’i themi se aq sa të ardhme ka Rama aq do të ketë dhe ai. Në zyrën e tij është dhe Ergys Agasi”, u shpreh Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)