Përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë, hidhet gaz lotsjellës, Bardhi: E pazakontë hapni rrugën

Janë shënuar incidentet e para në protestën e opozitës, policia ka penguar marshimin drejt drejtorisë së policisë dhe ka hedhur gaz lotsjellës.

28.02.2026. 19:35

Përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë, hidhet gaz lotsjellës, Bardhi: E pazakontë hapni rrugën

Është shënuar përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë së shtetit në rrugën “Gjergj Fishta”, shumë pranë drejtorisë së policisë së shtetit.

Forcat e policisë kanë vendosur një kordon që nuk lejon kalimin e mbështetësve të opozitës për të protestuar përpara këtij institucioni.

Protestuesit dhe policia janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa në rreshin e parë kanë qenë dhe deputetët demokratë.

Gazment Bardhi ka kërkuar nga policia që të hapë rrugën pasi është në shkelje të ligjit.

“Policia ka dalë në rrugë dhe nuk na lejon të vazhdojmë protestën. Janë në shkelje të ligjir. Asnjë drejtues nuk dalë të flasë me ne. Ata urdhërohen nga Suel Cela dhe Ergys Agasi. Ky është një absurd”, tha Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)