“Po grinden me koshat”, Koçiu për protestën: Të shkosh me molotov drejt policisë, provokim

Ministrja Koçiu e ka cilësuar një provokim tentativën e mbështetësve të opozitës për të shkuar drejt godinës së Policisë së Shtetit.

28.02.2026. 20:37

“Po grinden me koshat”, Koçiu për protestën: Të shkosh me molotov drejt policisë, provokim

Ministrja Albana Koçiu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e opozitës në rrugët e kryeqytetit.

Sipas ministres, të shkosh me bomba molotov drejt godinës së policisë së shtetit është një provokim i hapur.

Reagimi i ministres Koçiu në rrjetet sociale:

Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)