Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën i moshuari

Një i moshuar u përplas për vdekje nga një makinë në aksin Shkozet-Plepa.

28.02.2026. 20:31

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Shkozet–Plepa, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)