Taulant Balla me gardist në seancë, Noka i ankohet Peleshit
Pas tensioneve në seancën e mëparshme parlamentare mes Taulant Ballës dhe opozitës, për fjalët e përdorura ndaj deputetes Albana Vokshi, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e sotme është parë t'i qëndrojë afër një gardist.
Pas tensioneve në seancën e mëparshme parlamentare mes Taulant Ballës dhe opozitës, për fjalët e përdorura ndaj deputetes Albana Vokshi, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e sotme është parë t'i qëndrojë afër një gardist.
Kjo është vënë re nga demokratët të cilët i janë ankuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi për këtë.
Seanca e Parlamentit u përfshi nga tensione pasditen e djeshme teksa kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se numrin e Albana Vokshit e ka me 0900. Dhe pse vetë Balla u përpoq të sqaronte atë deklaratë duke i kërkuar dhe ndjesë deputetes, ka reaguar vetë deputetja demokrate.
Teksa opozita proteston jashtë dyerve të Kuvendit, ku në seancë plenare votohet për autorizimin e kërkuar nga SPAK për ish zv. kryeministren Belinda Balluku, deputetët e opozitës kanë zgjedhur që në sallë të protestojnë me pankarta.
Fjala "0900" e përdorur për numrin e telefonit të deputetes demokrate Albana Vokshi rriti tensionet në seancën e kaluar ku deputetët e opozitës që të ndërprisnin seancën dhe të kërkonin përjashtimin e Ballës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Lideri i opozitës përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke e vendosur theksin te korrupsioni dhe përpjekja për të kontrolluar drejtësinë për të mbrojtur pushtetin.
Një nga vendimet më të debatuara të qeverisë për mbylljen e TikTok është vlerësuar si problematik nga Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se mbyllja e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri ka cenuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.
Ai akuzoi se rritja e fundit për çmimin e naftës është bërë në mënyrë të koordinuar, përmes një mesazhi telefonik që i është dërguar të gjithë personave përgjegjës në pikat e karburantit.
Pas ambasadës britanike dhe asaj gjermane ka reaguar edhe ambasada holandeze lidhur me votimin e sotëm në Kuvend për autorizimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Këtë të enjte vijoi në GJKKO seanca gjyqësore ndaj ish presidentit Ilir Meta. Ky i fundit është tërhequr nga kërkesa për zvendësimin e masës së sigurisë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë lidhur me rastin e Belinda Ballukut, pasi Kuvendi refuzoi kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua panelit të diskutimit me temë “Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit" në Konferencën e Ambasadorëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel.
Kërkesa e SPAK për autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut mori 82 vota kundër të socialistëve, por ajo që ra në sy ishte mungesa e disa prej deputetëve kryesorë të saj.
Komente (0)