“Kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, Ambasada Gjermane: Ndiqni korrupsionin në nivele të larta

Reagimi menjëherë pas rrëzimit nga votat e Kuvendit të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish.zvkryeministres Belinda Balluku.

12.03.2026. 12:46

“Kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, Ambasada Gjermane: Ndiqni korrupsionin në nivele të larta

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për çështjen e heqjes së imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një deklaratë, ambasada thekson se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e qytetarëve shqiptarë.

“Një kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces, i cili duhet të jetë i bazuar në merita, është ndjekja penale efektive e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ato në nivele të larta”, shprehet Ambasada. Sipas saj, pritshmëria e qartë është që ndjekja penale të realizohet shpejt dhe pa pengesa, duke siguruar funksionimin e drejtësisë në mënyrë të pavarur.

Deklarata gjithashtu nënvizon se politika shqiptare vazhdon të ketë përgjegjësi për të garantuar që procesi i ndjekjes së korrupsionit të mos pengohet. Ambasada Gjermane thekson rëndësinë e angazhimit të institucioneve për të përmbushur standardet që kërkohen nga Bashkimi Evropian për avancimin e integrimit të Shqipërisë.

Foto: Ambasada gjermane

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)