"Balluku"/ Pas Britanisë dhe Gjermanisë reagon dhe ambasada holandeze

Pas ambasadës britanike dhe asaj gjermane ka reaguar edhe ambasada holandeze lidhur me votimin e sotëm në Kuvend për autorizimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

12.03.2026. 13:32

Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e sistemit të drëjtësisë që të vijojë pa pengesa.

"Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron:
Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.
Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi", thotë ambasada.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)