Jashtë standardeve, bllokohen më shumë se 1 ton mish dhe djathë në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot në Tiranë një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të cilat nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.

12.03.2026. 14:37

Sipas njoftimit zyrtar në magazinën qendrore të Kompanisë KMY janë sekuestruar 738 kg mish pule dhe gjoks pule, të cilat ishin nxjerrë për shkrirje, por ruheshin në ambiente jashtë normave të sigurisë ushqimore. Mishi i bllokuar do të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara.

Po ashtu, gjatë inspektimit është konstatuar edhe një baxho me 328.7 kg djathë dhie, i ruajtur në kushte jo higjienike, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

AKU njofton se kontrollet në tregun ushqimor do të vazhdojnë, duke garantuar respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)