Për kreun demokrat Sali Berisha çmimi i rritur i naftës është për shkak të kryeministrit Edi Rama, duke përmendur taksat e larta, kontrabandën dhe rezervat private.
"Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tranisë ndaj shqiptarëve. Në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolina, të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria. Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë naftëmbajtëse në tokë, siç është Patos-Marinza me 6 miliardë fuçi. Çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin. Në Shqipëri ky çmim tejkalon me 60 përqind çmimin e naftës në Maqedoni dhe në Kosovë. Shkaqet e këtij çmimi të lartë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, lidhen me ngarkesën absurde, të pamëshirë fiskale mbi litrin e naftës që Edi Rama ka vendosur. ", tha ai.
Krahas ngarkesës fiskale, Berisha foli edhe për kontrabandë të naftës. "Faktori i dytë madhor është kontrabanda e naftës. Asnjë litër nuk hyn në Shqipëri me bote. 350 mijë ton naftë kontrabandë hyn në Shqipëri në portet që kontrollon qeveria. 350 mijë ton naftë kontrabandë janë të barabarta me të ardhura aktuale 410 milionë euro. Që të gjitha shkojnë në familjen e kryekontrollorit të kontrabandës që quhet Edi Rama. Shitja e kësaj nafte kontrabande nëpërmjet kompanive tregon edhe njëherë bashkëpunimin e Edi Ramës në çmimet stratosferike. A mund të imagjinoni ju, çmimi më i lartë në Evropë, kontrabanda më e lartë. Pra, shkaku më madhor i këtij çmimi shkatërrimtar është Edi Rama dhe qeveria e tij", vijoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)