Opozita dhe mbështetësit e saj do të zbresin sërish në shesh për protestën e tetë kombëtare, ku do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe shkuarja e vendit në zgjedhje me një qeveri teknike.
Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se tubimi i radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet më 8 maj. Sipas tij kjo do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.
“Më 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave. Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.
Protesta e fundit e demokratëve ishte më 17 prill, ku ata u frenuan në hedhjen e molotovëve para Kryeministrisë, pasi policia me një strategji të re, neutralizoi menjëherë pas përfundimit të fjalës nga Sali Berisha, grupin e protestuesve që mbante lëndët piroteknike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)