Në seancën e fundit parlamentare, deputetët i dhanë dritën jeshile dokumentit që lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një nga rastet e rralla të dakordësisë së gjerë politike. Rezoluta për Integrimin në BE u mbështet nga 114 ligjvënës, ndërsa vetëm një votë u regjistrua si abstenim.
Sipas të dhënave të seancës, abstenimi i vetëm erdhi nga Bujar Leskaj, përfaqësues i Partisë Demokratike. Teksti i miratuar parashikon që institucionet dhe forcat politike të angazhohen në mënyrë të koordinuar për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke e trajtuar atë si një prioritet kombëtar.
Në dokument theksohet nevoja për komunikim dhe bashkëpunim më të gjerë mes aktorëve politikë dhe shoqërorë, me qëllim sigurimin e një linje të përbashkët për reformat e kërkuara në procesin e integrimit. Konsensusi i rrallë mes palëve në Kuvend, shihet si një hap përpara drejt integrimit europian të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)