Berisha sulmon Ballukun dhe qeverinë: Raporti i IBAR flet për korrupsion vendimtar në Shqipëri

Lideri i demokratëve e cilësoi situatën si tregues të një sistemi të përfshirë nga korrupsioni, duke iu referuar terminologjisë së përdorur në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.

22.05.2026. 13:51

Berisha sulmon Ballukun dhe qeverinë: Raporti i IBAR flet për korrupsion vendimtar në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e IBAR për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e përdorur si bazë për kritika të forta ndaj qeverisë dhe figurave të saj kryesore. Gjatë një konference për shtyp, Berisha u ndal në disa pika të raportit, duke theksuar veçanërisht çështjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe funksionimin e institucioneve.

Ai veçoi rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ndaj saj janë marrë vendime pezullimi, por pavarësisht kësaj ajo ka vijuar aktivitetin institucional. Berisha deklaroi se, sipas tij, Balluku ka vazhduar punën dhe takimet në nivele të larta politike, duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama.

“Lubi Balluku, një monster e korrupsionit, pasi krijoi bursën e energjisë tenderat i bënte në zyrat e saj, sepse vidhte me thesë për Edi Ramën dhe veten e saj. Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për anulimin e Lubi Ballukut, ajo vazhdonte shkonte në zyrë dhe pinte kafe me Edi Ramën”, tha kreu i demokratëve.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha e cilësoi situatën si tregues të një sistemi të përfshirë nga korrupsioni, duke iu referuar terminologjisë së përdorur në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Ai tha se në dokumentin e IBAR korrupsioni përshkruhet si një problem “vendimtar” dhe “themelor”, duke e interpretuar këtë si një sinjal negativ për progresin e vendit në procesin e integrimit europian.

“Në raportin e shkurtit thuhet se korrupsioni mbetet shqetësim serioz. U garantoj se ky term ekziston edhe në raportet e vitit 2011. Shqetësim serioz. Por jo, nuk e pranon COELA këtë. Tani është kaluar në një terminologji krejtësisht tjetër: Korrupsioni shqetësim vendimtar, themelor. Me një fjalë, Shqipëria pothuaj me karton të kuq. Krucial. Nuk e kisha hasur kurrë. Kam hasur terma galopant, pervaziv, por krucial jo. Ky është vlerësimi dhe cilësimi që i ka bërë COELA pas zbulimit se Edi Rama qëndron prapa dosjeve të Lubi Ballukut dhe Lindave të tij”, përfundoi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)