Skema Kombëtare e Mbështetjes, kalon kësti i dytë i pagesave për fermerët

Pagesat janë ekzekutuar deri më 31 dhjetor, buxheti i AZHBR-së është rritur me rreth 1.96 miliardë lekë.

05.01.2026. 22:16

Skema Kombëtare e Mbështetjes, kalon kësti i dytë i pagesave për fermerët

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka bërë të ditur se është realizuar kësti i dytë i pagesave për fermerët përfitues në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025. Sipas njoftimit zyrtar të AZHBR, pagesat janë ekzekutuar deri më 31 dhjetor, në përputhje me procedurat financiare.

Fondet janë kaluar fillimisht në bankat e nivelit të dytë dhe po kreditohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve, të cilët kanë përfituar nga skemat mbështetëse. Agjencia thekson se prej miratimit të Aktit Normativ, buxheti i AZHBR-së është rritur me rreth 1.96 miliardë lekë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)