I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ekspertët paralajmërojnë se konsumi i lartë i produkteve të përpunuara, me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe, po ndikon drejtpërdrejt në shtimin e rasteve me diabet, hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare.
Shqipëria po përballet me një rritje të fortë të obezitetit në popullatë, ndërsa ekspertët e shëndetit publik kërkojnë masa urgjente për të frenuar përhapjen e fenomenit, duke përfshirë rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe nxitjen e konsumit të ushqimeve të shëndetshme. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2025, mbi 30% e burrave dhe 28% e grave në vend rezultojnë obezë. Shqetësuese mbetet edhe situata te fëmijët, ku obeziteti prek rreth 14% të tyre.
Ekspertët paralajmërojnë se konsumi i lartë i produkteve të përpunuara, me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe, po ndikon drejtpërdrejt në shtimin e rasteve me diabet, hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare, të cilat mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Shqipëri. Në studimin “Politikat Fiskale për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”, specialistët propozojnë përdorimin e politikave fiskale si mënyrë për të ndryshuar sjelljen e konsumatorëve.
Sipas tyre, rritja e çmimeve për pijet e ëmbla dhe ushqimet e pashëndetshme do të dekurajonte konsumin e tepërt, ndërsa ulja e kostove për fruta, perime dhe produkte integrale do të nxiste ushqyerje më të shëndetshme. Ekspertët theksojnë se grupet me të ardhura më të ulëta janë më të ekspozuara ndaj kequshqyerjes, pasi çmimi mbetet faktori kryesor që ndikon në zgjedhjet ushqimore.
Studimi sjell edhe shembuj nga vende të ndryshme që kanë aplikuar politika të ngjashme. Në Mbretërinë e Bashkuar, taksa mbi pijet freskuese me sheqer detyroi kompanitë të reduktonin përmbajtjen e sheqerit në produktet e tyre. Ndërsa Franca, Sllovenia, Kolumbia dhe Hungaria kanë ndërmarrë masa të forta fiskale për të ulur konsumin e ushqimeve të dëmshme.
Sipas ekspertëve, edhe pse Shqipëria mund të përballet me rezistencë nga industria ushqimore, situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Vetëm rastet e diabetit të lidhura me mbipeshën kanë sjellë kosto ekonomike prej dhjetëra milionë dollarësh ndër vite, ndërsa barra mbi sistemin shëndetësor vijon të rritet. Specialistët e shëndetit publik kërkojnë që politikat fiskale të shihen jo vetëm si masa ekonomike, por si një strategji afatgjatë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe uljen e sëmundjeve kronike në vend.
Një aksident tragjik i regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë i ka marrë jetën 87-vjeçarit Luan Pirdeni, babait të ministres Adea Pirdeni.
20:56 6 h më parë14.05.2026.
Autori
Dy adoleshentë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas një aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd.
19:43 8 h më parë14.05.2026.
Autori
Duke folur për naftën dhe taksat, Bozdo kritikoi edhe strukturën fiskale, duke thënë se “60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa që merr qeveria”, dhe ngriti pyetje mbi furnizimet pa akcizë.
19:21 8 h më parë14.05.2026.
Autori
Për momentin nuk janë bërë ende publike detaje mbi qëllimin e plotë të vizitës së ambasadorit Silvio Gonzato në GJKKO, takimi vjen menjëherë pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit.
18:11 9 h më parë14.05.2026.
Autori
Kreu i shtetit theksoi se rezoluta është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.
17:57 9 h më parë14.05.2026.
Autori
Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione gjatë betimit të Genta Tafa Bungo si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
17:41 10 h më parë14.05.2026.
Autori
Parashikon që institucionet dhe forcat politike të angazhohen në mënyrë të koordinuar për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian, u mbështet nga 114 ligjvënës.
17:13 10 h më parë14.05.2026.
Autori
Në vendimin e mëparshëm, GJKKO kishte vlerësuar se koha e kaluar në paraburgim e kishte shlyer dënimin, duke vendosur shuarjen e masës së sigurisë.
16:33 11 h më parë14.05.2026.
Autori
Në Vjenë ka nisur edhe edicioni i 70-të i Eurovision ku janë mbledhur fansa nga e gjithë Europa. Motoja e këtij viti i spektaklit është "Të bashuar nga muzika", dhe janë 35 shtete që garojnë. Eventi rikthehet në Austri pas 11 vitesh, dhe Shqipëria këtë vit përfaqësohet me Alis dhe këngën "Nan".
16:01 11 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)