Nba: Antetokounmpo mposht LeBron, Oklahoma fiton me përmbysje

Milwaukee fitoi ndaj Lakers në Los Angeles, teksa kampionët në fuqi të Thunder rikuperuan disavantazhin me 21 pikë.

10.01.2026. 10:38

Nba: Antetokounmpo mposht LeBron, Oklahoma fiton me përmbysje

Giannis Antetokounmpo fitoi duelin mes gjigandëve, në sfidën e luajtur në Los Angeles, ku kishte përballë si kundërshtar LeBron James. Milwaukee Bucks mposhti Lakers me rezultatin 105-101.

Antetokounmpo realizoi 21 pikë, por mbi të gjitha detyroi LeBron të humbiste topin dhe barazoi rezultatin vetëm 2 sekonda para përfundimit të lojës. Në moshën 41-vjeçare, Mbreti James realizoi 26 pikë, teksa dha 10 asist dhe rikuperoi 9 topa nën tabelë.

Edhe pse gjatë muajit të fundit kishte humbur disi shkëlqimin, Oklahoma, kampione në fuqi e NBA amerikan arriti të rikuperonte disavantazhin me 21 pikë dhe në fund triumfoi përballë Memphis. Thunder e fituan 117-116 sfidën, në të cilën mungonin Shai Gilgeous-Alexander dhe Chet Holmgren.

Jalen Williams me 26 pikë dhe 10 asist, Ajay Mitchell me 23 pikë dhe rezerva Kenrich Williams me 21 i dhuruan suksesin kampionëve. Lajme të këqija për Dallas: pas dëmtimit të së enjtes kundër Utah Jazz, Anthony Davis duhet ti nënshtrohet operacionit në ligamentet e dorës dhe rrezikon të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të basketbollit.

Te Houston nuk mjaftoi Kevin Durant, që në moshën 37-vjeçare dhe në sezonin e 19-të në NBA, u shndërrua në pikashënuesin e shtatë më të mirë në histori, duke kaluar Ëilt Chamberlain. Pavarësisht 30 pikëve dhe 12 asisteve të tij, Rockets u dorëzuan me rezultatin 111-105 në Portland.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)