Një ndeshje e tensionuar ajo ndërmjet Charlotte Hornets dhe Detroit Pistons, që u zhvillua në “Spectrum Center”. Miqtë fituan me rezultatin 110-104, por në vend të spektaklit në fushë, vëmendjen e mori sherri masiv në të cilin u përfshinë të dyja skuadrat.
Gjithçka nisi në periodën e tretë të ndeshjes, teksa gjatë një sulmi poshtë koshit, Jalen Duren i Pistons u ndalua me faull nga Moussa Diabaté i Hornets. Kontakti ndezi menjëherë gjakrat dhe pas një përballjeje me fjalë, të dy lojtarët kaluan në përdorimin e duarve. Përplasja u zgjerua duke përfshirë edhe Miles Bridges dhe Isaiah Stewart.
Të katër basketbollistët, ashtu si edhe trajneri Charles Lee u përjashtuan nga fusha. Në incident u përfshinë edhe pjesa më e madhe e lojtarëve e skuadrave, ndërsa në fushë hyri edhe personeli i sigurisë. Ky incident bëri që ndeshja të mbahet mend më shumë për sherrin në fushë sesa për rezultatin, duke e kthyer takimin Hornets-Pistons në një sherr masiv, në një prej sporteve më të ndjekur në botë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)