Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 19 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Allegri po tenton një merkato të zjarrtë gjatë janarit me Milanin. Synimi kryesor i trajnerit kuqezi është një sulmuesi, sektor në të cilin kuqezinjtë po vuajnë më shumë.
Milani i Allegrit po shfaq një identitet më agresiv dhe më solid, dhe pikërisht kjo rritje ka shtyrë klubin të mendojë për përforcimin e repartit ofensiv. Pas një fillimi të mirë të sezonit, ku kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në Serie A, drejtuesit synojnë të sjellin një sulmues të nivelit të lartë në janar.
Sipas Calciomercato, lojtari që kryeson listën është francezi Jean-Philippe Mateta, i cili po shkëlqen me Crystal Palace në Premier League. Profili i tij shihet si perfekt për filozofinë e Allegrit: i fuqishëm fizikisht, prezent në zonë dhe me vazhdimësi të lartë në lojë.
Nevoja për një goditje në sulm është shtuar nga mundësia e largimit të Santiago Gimenez, duke i detyruar drejtuesit të veprojnë me shpejtësi. Crystal Palace e vlerëson Matetan rreth 30 milionë euro, një shumë e përballueshme për Milanin.
Megjithatë, interesimi nga klube të tjera angleze dhe italiane mund të rrisë çmimin, ndaj Milani po kërkon të mbyllë operacionin para hapjes së merkatos së janarit.
Më tepër se 600 sportistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Europa në gjysmë maratonën e qytetit bregdetar, të zhvilluar edhe në kuadër të festave të nëntorit.
13:34 Para 2 h01.12.2025.
Autori
Rezultat historik për Shqipërinë, në eventin e zhvilluar në Arabinë Saudite. Sportisti kuqezi kishte vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i parë.
13:10 Para 2 h01.12.2025.
Autori
Skiatorja kuqezi shkëlqen në Shtetet e Bashkuara. U pozicionua e treta në garën e Slalomit, me distancë vetëm 1.85 sekonda nga Mikaela Shiffrin.
14:39 Para 1 d30.11.2025.
Autori
Milani vazhdon formën fantastike duke mundur 1-0 Lazio-n në “San Siro”, fitore që e çon në 13 ndeshje radhazi pa humbje dhe e ngjit përkohësisht në krye të Serie A, falë edhe pritjeve vendimtare të Mike Maignan dhe golit të Rafael Leao-s në pjesën e dytë.
23:18 Para 1 d29.11.2025.
AutoriAnis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli. Për raundin e 18-të në Championship, sulmuesi i Kombëtares ka shënuar sërish për Bristol City.
14:13 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF ka vendosur pezullime, gjoba dhe përjashtime për trajnerë, zyrtarë dhe një tifoz pas incidenteve gjatë ndeshjes Partizani-Vllaznia.Bëhet shembull drejtori sportive i Elbasanit.
22:26 Para 3 d27.11.2025.
Autori
Pas disfates 4-1 ndaj PSV-së, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, thekson se presioni mbi skuadrën është i madh, por bisedat me pronarët janë të njëjta që nga ardhja e tij dhe ekipi do të vazhdojë të luftojë.
22:18 Para 3 d27.11.2025.
Autori
Kaio Zhorzh, ish-talent i Juventusit, po shkëlqen në Brazil me gola, ndërsa zbulon metodën e pazakontë që përdor për t’i rritur statistikat: pagesat ndaj shokëve të skuadrës për çdo asist që i shërben para portës.
18:38 Para 4 d26.11.2025.
Autori
Komente (0)