Trajneri dhe lojtarët e Skënderbeut dhunohen në Fushë-Krujë
Agresion fizik përpara startit të ndeshjes së javës së 14-të në Kategorinë e Parë kundër Ilirisë. Lojtarët dhe stafi teknik u ngujuan në dhomat e zhveshjes dhe u morrën në mbrojtje nga policia. Reagon klubi korçar.
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kategorinë e Parë, përpara ndeshjes ndërmjet Ilirisë dhe Skënderbeut.
Sipas raportimeve nga Fushë Kruja dhe denoncimit të bërë nga klubi korçar, përpara startit të ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” u regjistruan tensione të forta, që më pas u shoqëruan nga dhuna fizike.
Trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët e Skënderbeut, më konkretisht Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata u bënë viktima të agresionit fizik. Kjo bëri që skuadra korçare të mbyllej në dhomat e zhveshjes dhe të refuzonte të zbriste në fushë për ndeshjen. Pas dhunës fizike, policia u angazhua që të garantojë sigurinë e futbollistëve dhe stafit teknik.
Edhe klubi i Skënderbeut reagoi për dhunën e pësuar, ku nëpërmjet një deklarate për mediat konfirmonte ngjarjen, duke saktësuar se “ky nuk është futboll” dhe “në këto kushte nuk mund të luhet futboll”.
Iliria-Skënderbeu ishte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së 14-të në Kategorinë e Parë. Korçarët kryesojnë kampionatin me 34 pikë, 11 më tepër se Laçi i vendit të dytë në renditje. Menjëherë pas dhunës në Fushë Krujë, Federata e Futbollit vendosi se “ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk do të zhvillohet”.
Më poshtë reagimi i plotë i FSHF-së:
Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
45-vjeçari u lëndua në trazirat që shpërthyen këtë pasdite midis tifozëve të Juventusit dhe Torinos përpara derbit që mbyll sezonin e Seria A dhe u transferua fillimisht në Spitalin Mauriziano, pastaj në Qendrën e Traumës Ortopedike.
Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia, dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Verdheblutë duhet të fitojnë ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht të shpresojnë që Egnatia të ndalet nga Dinamo.
Në garën për mbijetesë, Tottenham arriti të shmangë katastrofën. Londinezët fituan minimalisht 1-0 ndaj Evertonit dhe siguruan qëndrimin në elitë. Nga ana tjetër, West Ham, Burnley dhe Wolves nuk ia dolën të mbijetojnë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.
Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Lazio pas pesë vitesh me fanellën e kaltër. Roma do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe uroj që Lazio të kthehet atje ku e meriton të jetë, është shprehur futbollisti në postimin e tij.
Me këtë barazim, Interi mbyll sezonin pa humbje në 12 ndeshjet e fundit dhe konfirmon formën e fortë si kampion i Italisë, ndërsa Bologna mbetet jashtë zonës europiane.
Komente (0)