Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 2 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Liverpool fiton me penallti në minutën e 88-të ndaj Interit, ndërsa Barcelona përmbys Eintracht Frankfurtin në një natë dramatike në Champions.
Liverpool dhe Barcelona arritën të marrim pikët tw arta në fazën e ligës së Champions League, në një mbrëmje plot tension, përmbysje dhe gola vendimtarë.
Në Milano, Liverpool arriti një triumf 1-0 ndaj Interit falë një penalltie të realizuar në minutën e 88-të nga Dominik Szoboszlai. Skuadra e Arne Slot shkoi në Itali pa Mohamed Salah, i cili u përjashtua nga ekipi pas deklaratave të forta pas ndeshjes me Leeds. Megjithatë, lojtarët e Liverpoolit u përpoqën të lënë pas zhurmën jashtë fushe dhe ushtruan presion që në minutat e para, me Curtis Jones që testoi Yann Sommer, ndërsa Konaté pati një gol të anuluar pas ndërhyrjes së VAR.
Inter rrezikoi me Lautaro Martínez në fund të 45 minutave të para, por pjesa e dytë ishte e varfër në raste. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa gola, një prekje e lehtë e fanellës nga Bastoni ndaj Florian Wirtz u konsiderua penallti. Szoboszlai shënoi, duke i dhënë Liverpoolit fitoren e dytë në shtatë ndeshjet e fundit dhe duke i barazuar me pikë zikaltërit, të cilët regjistruan humbjen e dytë radhazi në Champions.
Ndërkohë, në “Estadi Olímpic”, Barcelona arriti më në fund fitoren e parë në histori ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur disavantazhin dhe duke fituar 2-1. Edhe pse Barcelona nisi fort dhe iu anulua një gol Lewandowskit, Frankfurt goditi i pari në minutën e 21-të me Ansgar Knauff. Gjermanët rrezikuan edhe para pushimit, por pjesa e dytë solli një ndryshim total të lojës.
Marcus Rashford, i futur në lojë, ndryshoi krejt ritmin e ndeshjes. Ai dhuroi një asist perfekt për Jules Kounde, i cili barazoi me kokë, dhe vetëm dy minuta më pas mbrojtësi francez shënoi sërish për 2-1, duke përmbysur rezultatin në vetëm 120 sekonda. Barcelona menaxhoi lojën deri në fund dhe Frankfurt nuk arriti të reagojë.
Kjo natë vulosi dy rezultate të rëndësishme: Liverpool merr frymë në garën e grupit, ndërsa Barcelona vazhdon serinë pozitive, duke shënuar sërish pjesën më të madhe të golave pas pushimit.
Kuqeblutë shmangën përballjen me një kundërshtar të frikshëm si Dinamo Zagreb. Skuadra ku aktivizohet ylli kuqezi, Arbër Hoxha do të luajë ndaj belgëve të Genk.
13:57 28 min më parë30.01.2026.
Autori
Real Madrid gjen në rrugën e tij sërish Benfica-n e Mourinho, Atalanta do të sfidojë Borussia Dortmund.
13:25 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Spanjolli siguroi biletën në finale, tenisti gjerman solli në vëmendje akuzat e mëparshme për favorizime ndaj Alcaraz dhe italianit Jannik Sinner.
12:53 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Ngjarja e pazakontë e la mesfushorin kuqezi në aeroportin e Milanos, klubi turk e pret në Stamboll për të mbyllur kontratën e huazimit.
09:49 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Procesi i përgatitjes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa Komisioni i Verifikimit ka përmbyllur shqyrtimin e kandidaturave dhe delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.
19:02 19 h më parë29.01.2026.
Autori
Partizani ka arritur marrëveshje me nigerianin David Fadairo për forcimin e sulmit në pjesën e mbetur të sezonit.
18:08 20 h më parë29.01.2026.
Autori
Maldini shqiptar nuk do të jetë më në organikën e Arsenalit. Ekipi londinez e ka transferuar 20 vjeçarin në Ligën e dytë.
16:34 21 h më parë29.01.2026.
Autori
Mesfushori i Inter pritet të udhëtojë prej mbrëmjes së sotme drejt Stambollit, për të vulosur huazimin te gjigandët turq.
14:53 23 h më parë29.01.2026.
Autori
Thuajse në çdo edicion të Lojërave ka tentativa sabotimi, shkatërrimi të infrastrukturave kritike apo mashtrimi online.
12:30 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)