Dëmtim i rëndë për Medon Berishën në Serie A, largohet mes lotësh nga fusha
Medon Berisha pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua me barelë mes lotëve. Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi i Lecces.
23:16 1 ditë më parë12.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Sassuolon në ndeshjen e radhës së Serie A. Spikati në këtë takim i riu Bartesaghi që shënoi dy herë për kuqezinjtë.
AC Milan vazhdoi serinë pozitive në Serie A, por u detyrua të kënaqet me një barazim 2-2 ndaj Sassuolos në San Siro, në një ndeshje ku Rossonerët humbën një mundësi të artë për të forcuar pozitat në krye të renditjes. Kjo ishte ndeshja e 14-të radhazi pa humbje për Milanin, megjithatë rezultati u konsiderua zhgënjyes duke pasur parasysh rrethanat.
Ndeshja nisi me Milanin më kërkues, por ishte Sassuolo që gjeti golin e avantazhit pas rreth 15 minutash lojë. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Ismaël Koné u tregua i saktë, duke realizuar me qetësi mbi portierin Mike Maignan. Goli i miqve e vuri në vështirësi Milanin, i cili pati vështirësi të çante mbrojtjen kompakte të Sassuolos në pjesën e parë.
Përpjekjet e vendasve u shpërblyen pak para pushimit, kur Davide Bartesaghi përfitoi nga një krosim i Ruben Loftus-Cheek dhe realizoi golin e barazimit, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A. Ky gol i dha besim Milanit për pjesën e dytë.
Pas rifillimit, skuadra e Massimiliano Allegrit e mori kontrollin e lojës dhe përmbysi rezultatin sërish me Bartesaghin, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të Milanit. Rossonerët patën edhe dy gola të anuluar më pas, një për faull dhe një për pozicion jashtë loje, duke humbur mundësinë për ta mbyllur ndeshjen.
Sassuolo nuk u dorëzua dhe, me kalimin e minutave, rriti presionin. Përpjekjet e tyre u shpërblyen rreth 15 minuta nga fundi, kur Armand Laurienté barazoi rezultatin në 2-2. Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, me Sassuolon që iu afrua më shumë, por pa sukses.
Barazimi i Milanit ndaj Sasuolos dhe humbja e Napolit në Udine u shfrytëzuan në mënyrë perfekte nga Interi, me zikaltërit që marrin kreun e Serisë A pas një fitoreje 1-2 të arritur në Xhenova.
20:44 2 h më parë14.12.2025.
AutoriVllaznia ka regjistruar një tjetër hap fals në kampionat, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Bylisit.
19:56 3 h më parë14.12.2025.
AutoriErnest Muçi vijon momentin e artë me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar në Superligën turke, në ndeshjen ndaj Beshiktash, skuadrës që zotëron kartonin e tij.
19:09 4 h më parë14.12.2025.
Autori
Napoli humbi mundësinë për t’u shkëputur me dy pikë në krye të Serisë A pas një humbjeje 1-0 ndaj Udineses në stadiumin Bluenergy.
17:17 5 h më parë14.12.2025.
Autori
Barcelona mposhti Osasunën 2-0 dhe shkëputet përkohësisht shtatë pikë në krye të LaLiga-s, falë golave të Raphinha-s, duke shënuar fitoren e tetë radhazi në shtëpi.
20:43 1 ditë më parë13.12.2025.
Autori
Partizani dhe Elbasani arritën fitore dramatike në këtë javë të Superiores. Partizani triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit në “Arenën e Demave”.
19:47 1 ditë më parë13.12.2025.
Autori
Tifozët u acaruan sepse argjentinasi nuk dukej në fushë. Ishte gjithë kohën i rrethuar nga forcat e sigurisë, politikanët dhe aktorët, të cilët kishin marrë edhe fëmijët me vete.
18:35 1 ditë më parë13.12.2025.
Autori
Rrjeta e dytë me radhë përpara tifozëve të tij. Në këtë sezon, ylli i Kombëares shqiptare regjistron edhe tre asiste.
14:49 1 ditë më parë13.12.2025.
Autori
Bëri vetëm një xhiro të shkurtër në fushën e Kalkutës. Kishin paguar 100 euro për biletë, mijëra tifozët e pranishëm shkatërruan ulëset dhe vandalizuan fushën.
11:59 1 ditë më parë13.12.2025.
Autori
Komente (0)