Armando Broja po rikthehet, gjiganti kuqezi shënon në Premier League

Armando Broja ka arritur të shënojë golin e barazimit për Burnley-n në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouth, e cila u mbyll në barazim 1-1.

20.12.2025. 18:05

Armando Broja po rikthehet, gjiganti kuqezi shënon në Premier League

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja është rikthyer të shënojë në Premier League pas gati dy vitesh.

Sulmuesi 24-vjeçar shënoi golin e barazimit për Burnley-n në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouth.

Pas dy ndeshjeve në formacion, këtë herë Broja e nisi nga stoli, por arriti të gjejë më në fund golin teksa u aktivizua në pjesën e dytë. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Broja kërceu mbi të gjithë duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.

Të paktën në 3 ndeshjet e fundit. Armando Broja ka treguar një formë të mirë, e tashmë ka arritur të gjejë edhe golin e parë këtë sezon në Premier League, i cili e mundonte që prej periudhës kur luante me Chelsean.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)