Ishte përcaktuar të luhej në Australi, Serie A kthen Milan-Como në “San Siro”

Kundërshtimet në rritje dhe komplikimet rreth detajeve teknike të marrëveshjes, e shndërruan ndeshjen e futbollit në një çështje politiko-sportive, duke shkaktuar anulimin e projektit.

22.12.2025. 18:30

Ishte përcaktuar të luhej në Australi, Serie A kthen Milan-Como në “San Siro”

Ndeshja Milan–Como nuk do të zhvillohet në Perth të Australisë. Pas javësh polemikash dhe kundërshtimesh, liga italiane e futbollit hoqi dorë nga ideja për të luajtur një ndeshje të Serie A larg Europës. Takimi ishte planifikuar të luhej më 8 shkurt në Australi, por kishte shkaktuar reagime të forta si te tifozët ashtu edhe mes futbollistëve.

Edhe lojtarë të njohur si Adrien Rabiot dhe Mike Maignan kishin shprehur hapur rezerva për zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit në një kontinent tjetër. Shkaku kryesor i anulimit të planit ishin kushtet e vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit, të cilat u konsideruan “të papranueshme” nga liga italiane.

Mes pretendimeve ishte që ndeshja të drejtohej nga arbitra australianë, kërkesë e cila fillimisht u prit me rezerva nga Federata Italiane e Futbollit. Edhe pse fillimisht drejtuesit e Serie A e pranuan prezencën e një gjyqtari jo-italian, çështja kërkoi shqyrtime të mëtejshme.

Gjithsesi, kundërshtimet në rritje dhe komplikimet për sa i takon çështjeve teknike të marrëveshjes, e shndërruan ndeshjen e futbollit në një çështje politiko-sportive, duke shkaktuar tërheqjen përfundimtare nga projekti. Në mungesë të të tjera surprizave, Milan–Como do të zhvillohet në Itali më 8 shkurt, në stadiumin “San Siron”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)