Egnatia shpallet "kampione e dimrit", Dinamo triumfon në derbin me Partizanin

Rrogozhinasit mbeten në krye të renditjes me 37 pikë në 18 javë të luajtura, “nëndetësja blu” përforcon pozitat në zonën “Final Four”.

23.12.2025. 20:30

Egnatia shpallet "kampione e dimrit", Dinamo triumfon në derbin me Partizanin

Egnatia konfirmohet skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit mposhtën Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0-1, duke u shpallur kampionë të dimrit në futbollin shqiptar.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kastriot Selmani, teksa spikati portieri Dajsinani, i cili realizoi pritje vendimtare, duke e mbajtur portën të paprekur. Te Teuta u krijua iluzioni i golit, por rrjeta e minutës së 58-të me Jurgens, u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 37 pikë në 18 javë të luajtura. Për ekipin e Tetovës ky ishte suksesi i 11-të sezonal.

Mjaft interesant edhe derbi ndërmjet Partizanit dhe Dinamos. Nëndetësja triumfoi me shifrat 1-3 në “Arena e Demave”. Suksesi për të besuarit e teknikut Ilir Daja erdhi me përmbysje, pas avantazhit të të kuqve me golin e Rrok Tomës në fundin e pjesës së parë.

Yjet e Dinamos u ngjitën në skenë në fraksionin e dytë, me Bregun dhe Guindo që i hapën rrugën fitores, teksa autogoli i Bytyçit vulosi rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, Dinamo konsolidon pozitat në “Final Four”, ndërsa Partizani hedh sytë nga 2026-a, për të hedhur sa më shpejt pas shpine këtë vit zhgënjyes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)