Asani, gol spektakolar në Championsin aziatik

Esteghal ka hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër të Championsit Aziatik 2, pasi ka triumfuar bindshëm 0-3 ndaj Al Muharraq, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, që u bë protagonist me një gol spektakolar.

24.12.2025. 22:00

Asani, gol spektakolar në Championsin aziatik

Esteghal ka marrë një fitore të thellë 0-3 në transfertë ndaj Al Muharraq, në ndeshjen e vlefshme për Championsin Aziatik 2, duke prerë njëkohësisht edhe biletën për fazën tjetër të kompeticionit. Protagonist në këtë sukses ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili la gjurmë me një paraqitje bindëse.

Goli i Asanit erdhi në minutën e 87-të dhe ishte kulmi i një ndeshjeje të dominuar nga skuadra iraniane.

Me një goditje të fuqishme me të majtën, shqiptari e dërgoi topin në rrjetë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Një realizim që konfirmoi formën e mirë të sulmuesit dhe ndikimin e tij në lojën e Esteghal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)