Goli i parë i Armando Brojës, te Burnley ringjallen shpresat për mbijetesë

“Padyshim ishte një ndjesi fantastike për mua, Premier League është kampionati më i mirë dhe padyshim që të gjithë duam të jemi pjesë e tij”.

24.12.2025. 22:32

Goli i parë i Armando Brojës, te Burnley ringjallen shpresat për mbijetesë

Goli i Armando Brojës kundër Bournemouth nuk i dha vetëm barazimin Burnley-t, por ndikoi edhe në një ndryshim të dukshëm të humorit në skuadër. Sulmuesi shqiptar, pas rrjetës së tij të parë me fanellën e klubit anglez, foli me një tone optimist për të ardhmen dhe theksoi vendosmërinë e ekipit për të qëndruar në Premier League.

Për Brojën, rëndësia e barazimit shkon përtej tabelës së klasifikimit, pasi erdhi pas një serie të gjatë humbjesh. “Të marrësh një pikë, që erdhi pas 7 humbjesh, është një ndjesi e mirë për ne si grup pasi është diçka mbi të cilën mund të ndërtojmë. Thuajse e harruam se si ndjehesh, por ishte një ndjesi fantastike të siguronim një pikë dhe të shihnim përpara si grup,” deklaroi sulmuesi për faqen zyrtare të Burnley.

Nga emocionet personale, te reagimi i skuadrës. Broja e cilësoi atë ndeshje si mjaft pozitive. “Padyshim ishte një ndjesi fantastike për mua, por edhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur, të gjithë ishin të përfshirë. Ndoshta paraqitja nuk ishte më e mira, por sa i përket rezultatit, ishte i mirë për ne. Prej këtu mund të nisim një ecuri pozitive,” shtoi Broja.

Në fund, kuqeziu nënvizoi objektivin kryesor të skuadrës dhe dëshirën e përbashkët për të qëndruar në elitën e futbollit anglez. “Kemi cilësitë, dëshirën dhe urinë që të qëndrojmë në Premier League. Ky është kampionati më i mirë dhe padyshim që të gjithë duam të jemi pjesë e tij. Ndaj do të luftojmë në çdo ndeshje” përfundoi sulmuesi shqiptar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)