Derbi i Italisë nuk bën kurrë pushime, as në Krishtlindje. Khephren Thuram e ndezi rivalitetin familjar, teksa në një intervistë për DAZN, ku u pyet për dhuratat e fundvitit, rezervoi goditjen ironike për vëllain e tij Marcus, i cili luan me rivalët e Interit.
"Çfarë duhet t'i dhuroj Marcus? Një fanellë të bukur të Juventusit me 'Thuram 19' të shkruar mbi të", tha Khéphren, kur u pyet se çfarë do të linte nën pemën e Krishtlindjeve për vëllain e tij.
Ai më pas zbuloi një histori prapa skenave rreth ndeshjes Juve-Inter.
"Pas ndeshjes, thanë se Marcus nuk e festoi golin, por kjo nuk është e vërtetë. Ai festoi ndaj tifozëve tanë dhe pastaj tregoi emrin në fanellë sikur të thoshte: 'Unë jam Thuram'. Kjo më zemëroi”, tregon vëllai i sulmuesit të zikaltërve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)