Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit befasues në futbollin europian, teksa vazhdon ndjekjen e objektivit historik, për shënimin e 1,000 golave në karrierë. Ylli portugez, numëron 956 gola, pasi realizoi dy herë për Al-Nassr gjatë fundjavës.
Tashmë në moshën 40-vjeçare, e ardhmja e Ronaldos mbetet ende e paqartë. Ai ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit me Portugalinë. Ndërkohë, kontrata rekord me Al-Nassr, e vlerësuar mbi 560 milionë euro, përfundon një vit më pas.
Megjithatë, legjenda e futbollit nuk ka ndërmend të ndalet. Duke folur në “Globe Soccer Awards” në Dubai, ku u shpall “Lojtari më i Mirë” i Lindjes së Mesme, Cristiano Ronaldo deklaroi se është i gatshëm të vazhdojë karrierën kudo.
“Pasioni im është ende shumë i madh. Nuk ka rëndësi ku luaj, në Lindjen e Mesme apo në Europë. Unë gjithmonë e shijoj futbollin dhe dua të vazhdoj. Do ta arrij numrin e 1,000 golave të shënuar. Me siguri që do t’ia dal, nëse nuk kam dëmtime”, tha CR7.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)