Probleme për Maurizio Sarrin, trajneri i Lazios operohet në zemër

Lajme jo të mira nga stoli i Lazios, ku trajneri Maurizoi Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe do të qëndrojë disa ditë pushim.

Burimi: Sportmediaset

29.12.2025. 22:04

Probleme për Maurizio Sarrin, trajneri i Lazios operohet në zemër

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër, por klubi ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar mirë dhe ai do të rikthehet së shpejti në detyrë.

Sipas njoftimit zyrtar të Lazios, mjekët kanë konstatuar se Sarri vuante nga fibrilacioni atrial, një problem i ritmit të zemrës ku rrahjet bëhen të çrregullta dhe më të shpejta se normalja. Për ta zgjidhur këtë problem, ai u operua në Poliklinikën Tor Vergata në Romë.

Ndërhyrja që iu krye quhet ablacion transkateter, një procedurë moderne dhe jo e rrezikshme, ku mjekët përdorin teknologji të avancuar për të korrigjuar sinjalet elektrike që shkaktojnë rrahjet e çrregullta të zemrës. Kjo bëhet pa hapur kraharorin dhe zakonisht pacienti shërohet shpejt.

Lazio ka siguruar tifozët se Sarri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të rikthehet në stërvitje dhe në pankinë pas disa ditësh pushim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)