Pas golit të parë në këtë sezon të Premier League, për Armando Brojën erdhi edhe asisti i parë. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar dhe qëndroi deri në fund në fushë, në ndeshjen ku Burnley humbi 3-1 në shtëpi përballë Newcastle.
Në minutën e 23-të, aksioni i Brojës i dhuroi Laurent golin që shkurtoi përkohësisht shifrat në 2-1. Megjithatë, vendasit nuk arritën të evitonin disfatën, pasi “qymyrxhinjtë” realizuan edhe rrjetën e tretë në kohën shtesë.
Paraqitja e kuqeziut ishte mjaft pozitive. Broja dhe autori i golit Laurent kishin vlerësimet më të larta për paraqitjen e bërë. Sulmuesi shqiptar shkaktoi gjithashtu momente paniku në fundin e lojës, ku pësoi një dëmtim, por ia doli që ta mbyllte ndeshjen e plotë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)