VAR anulon golin e Crystal Palace, pozicion jashtë loje… për hundën!

Ky është një nga ato raste që tregon edhe një herë sa milimetrik dhe i diskutueshëm mund të jetë përdorimi i VAR.

05.03.2026. 22:00

VAR anulon golin e Crystal Palace, pozicion jashtë loje… për hundën!

Një moment i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Tottenham Hotspur dhe Crystal Palace, që ka lënë të habitur tifozët në stadiumin “Selhurst Park”.

Crystal Palace arriti të shënojë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje… tepër minimal. Sipas pamjeve të analizuara, arbitrat vizatuan vijën dhe rezultoi se Ismaïla Sarr ishte në offside vetëm për një diferencë pothuajse të papërfillshme. Më konkretisht për shkak të hundës së tij që ishte pak centimetra përpara mbrojtësit.

Vendimi ka shkaktuar reagime dhe mosbesim në tribunat e “Selhurst Park”, ndërsa Tottenham shpëtoi nga një gol që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Ky është një nga ato raste që tregon edhe një herë sa milimetrik dhe i diskutueshëm mund të jetë përdorimi i VAR në futbollin modern. Pozicioni jashtë loje për hundën regjistrohet për herë të parë në histori.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)