I shkatërruan karrierën “Fenomenit”, mallkimi i gjunjve preku edhe yllin tjetër brazilian

Gjatë Botërorit 2022, sulmuesi i “seleçao” Rodrygo ishte protagonist i një momenti që u bë viral në rrjetet sociale: preku gjunjët e Ronaldos dhe tha se po përpiqej t’i “vidhte fuqinë”.

05.03.2026. 18:16

I shkatërruan karrierën “Fenomenit”, mallkimi i gjunjve preku edhe yllin tjetër brazilian

Gjatë Botërorit 2022, sulmuesi i “seleçao” Rodrygo ishte protagonist i një momenti që u bë viral në rrjetet sociale. Ai iu afrua legjendës së futbollit brazilian, Ronaldo Nazário dhe me shaka i preku gjunjët, duke thënë se po përpiqej t’i “vidhte fuqinë”.

Gati katër vite më vonë, fati ka marrë një kthesë të hidhur për talentin brazilian. Rodrygo ka pësuar këputje të ligamentit të përparmë, një nga dëmtimet më serioze për një futbollist profesionist. Ky dëmtim do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Si pasojë e këtij lëndimi të rëndë, sulmuesi i Real Madrid do të mungojë në Kupën e Botës 2026.

Kjo është një goditje e madhe për futbollistin, si edhe për kombëtaren e Brazilit. Një histori që tregon edhe një herë sa i pamëshirshëm mund të jetë futbolli: në një moment je duke bërë shaka me një legjendë të sportit, dhe pak vite më vonë përballesh me një nga sfidat më të mëdha të karrierës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)