Maduro si Vedat Muriqi, krahasimi epik i “Marca”-s që po bën xhiron e rrjetit

Prestigjiozja e njohur “Marca” ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit dardan të Mallorcas, Vedat Muriqi.

04.01.2026. 20:30

Maduro si Vedat Muriqi, krahasimi epik i “Marca”-s që po bën xhiron e rrjetit

Fotografia e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, publikuar në rrjetet sociale nga Donald Trump, ku i sapoarrestuar në Karakas, lideri i shtetit nga Amerika Latine shihej i veshur me kostum sportiv “Nike Tech”, ka pushtuar rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke u kthyer në një fenomen viral.

Sipas raportimeve që kanë qarkulluar në media dhe në rrjete sociale, foto e Maduros u realizua në një anije amerikane, në orët e para të së shtunës pak pasi ju vunë prangat. Lideri venezuealian mban veshur shapka dhe në dorë ka vetëm një shishe uji.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” i ka dhënë ngjarjes një trajtim me nota humori, duke bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit kosovar të Mallorcës, Vedat Muriqi, i njohur për paraqitjet e tij me kostum sportiv të ngjashëm në La Liga.

Në postimin e saj, “Marca” shkruan: “Kostumi sportiv që po bën xhiron e botës… edhe në La Liga.”

Publikimi është bërë qartazi në kuadrin e një shakaje, por ka mjaftuar që të marrë vëmendje të madhe në rrjet. Madje, sipas të dhënave të Google Trends, kërkimet për kostumin “Nike Tech” kanë shënuar një rritje të ndjeshme pas publikimit të fotografisë së Maduros.

Kostumi “Nike Tech” ka dalë në treg për herë të parë në vitin 2013, si pjesë e koleksionit “Nike Tech”, dhe prej vitesh është shumë popullor si në sport ashtu edhe në stilin casual.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)