“Manita” Bilbaos, Barcelona fluturon në finalen e Superkupës së Spanjës

Katalanasit presin kundërshtarin e duelit për trofeun, që do të dalë nga gjysmëfinalja e dytë mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e cila do të luhet këtë të enjte.

07.01.2026. 22:18

“Manita” Bilbaos, Barcelona fluturon në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës. Katalanasit dominuan ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, të cilën e fituan me rezultatin e thellë 5-0. Gjysmëfinalja e zhvilluar në Arabinë Saudite nuk kishte histori.

Sfida u vendos praktikisht prej pjesës së parë, ku blaugranat shënuan katër gola dhe mbyllën çdo diskutim. Edhe pse Lamine Yamal, Lewandowski e Rashford qëndruan në stol, zgjedhjet e Hansi Flick rezultuan tërësisht të suksesshme.

Barcelona tregoi superioritet ndaj baskëve, me Fermin që ishte ylli i pjesës së pare. Ai realizoi një gol spektakolar teksa dha dy asiste. Golin e gjetën Raphinha dhe Ferran Torres, ndërsa Ronny Bardghji zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit, ku regjistroi një gol dhe një asist.

Në pjesën e dytë, Barcelona nuk e uli ritmin. Raphinha realizoi dopietën personale, duke vulosur rezultatin në 5-0, pas një tjetër asisti nga Bardghji. Athletic Bilbao largohet me kokën poshtë nga Arabia Saudite, ndërsa Barcelona pret kundërshtarin e finales, që do të dalë nga gjysmëfinalja e dytë mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e cila do të luhet këtë të enjte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)