Interi vijon marshimin e pandalshëm në Serie A, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 2-0 në transfertë ndaj Parmës. Me këtë triumf, zikaltërit zgjasin serinë pa humbje ndaj këtij kundërshtari në tetë përballje kampionati dhe forcojnë pozitat në krye të renditjes.
Interi e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm që në minutat e para. Yann Aurel Bisseck u ndal nga një pritje spektakolare e portierit vendas, ndërsa Lautaro Martínez ishte pranë golit me një goditje me kokë pas krosimit të Federico Dimarcos. Interi vazhdoi të krijojë raste, me Pio Esposito që goditi traversën me një volej akrobatik.
Dominimi u konkretizua në minutën e 42-të, kur pas një aksioni të ndërtuar bukur, Dimarco realizoi golin e avantazhit, i cili u konfirmua pas rishikimit nga VAR-i. Në pjesën e dytë, nën kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur në stadiumin “Ennio Tardini”, Interi mbajti kontrollin e lojës, edhe pse Parma u përpoq të reagojë.
Në minutat shtesë, një gol për vendasit u anulua për prekje me dorë, ndërsa Marcus Thuram vulosi fitoren për Interin, duke siguruar tri pikë të arta. Me këtë sukses, zikaltërit shkëputen katër para Milanit që do të luaj mbrëmjen e së enjtes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)