Manchester City vazhdon një fillim të vështirë të vitit 2026, duke u ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Brighton, rezultat që i sjell Pep Guardiolës barazimin e tretë radhazi. Kampionët anglezë humbën një tjetër mundësi për të forcuar pozitat në garën për titull, ndërsa Brighton ishte pranë një fitoreje historike në “Etihad”.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Brighton rrezikoi që në minutat e para, por portieri Gianluigi Donnarumma shpëtoi City-n nga pësimi i golit. Vendasit kontrolluan topin, por u vunë disa herë në vështirësi nga kundërsulmet e miqve. Megjithatë, pak para pushimit, Erling Haaland kaloi City-n në avantazh nga pika e bardhë, duke i dhënë fund mungesës së golit në katër ndeshjesh.
Në pjesën e dytë, City nuk arriti të imponojë lojën dhe Brighton barazoi me Kaoru Mitoma, i cili realizoi me klas nga brenda zonës. Në minutat e fundit, City ushtroi presion të fortë, por Haaland dhe Cherki nuk arritën të gjenin golin e fitores.
Ndërkohë, Armando Broja ishte në formacion në barazimin 2-2 të Burnleyt ndaj Manchester United, por pa mundur të lërë gjurmë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)