Tirana godet bujshëm në merkato, Redon Xhixha rikthehet në shtëpi

Redon Xhixha do të rikthehet të veshë fanellën bardheblu të Tiranës pas tre vitesh në Azerbajxhan.

08.01.2026. 10:01

Tirana godet bujshëm në merkato, Redon Xhixha rikthehet në shtëpi

Tirana ka bërë zyrtare një nga afrimet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke rikthyer në skuadër sulmuesin Redon Xhixha. Pas disa vitesh larg kryeqytetit, 27-vjeçari kthehet aty ku ka lënë gjurmë, për të veshur sërish fanellën bardheblu.

Klubi kryeqytetas e prezantoi rikthimin e Xhixhës përmes një videoje kreative në rrjetet sociale, duke konfirmuar marrëveshjen mes palëve. Sulmuesi vjen me ambicien për të qenë një nga pikat kyçe të ekipit dhe për të ndihmuar Tiranën në një sezon të vështirë, ku objektivi kryesor mbetet sigurimi i qëndrimit në Superiore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Në të kaluarën, Xhixha ka qenë protagonist me fanellën bardheblu, duke u shquar për gola dhe paraqitje vendimtare, veçanërisht në ndeshjet e mëdha të kampionatit. Ai u largua nga Tirana në janar të vitit 2023, për të vijuar karrierën në Azerbajxhan me Qarabag, përpara se të vendoste të rikthehej në futbollin shqiptar.

Rikthimi i tij pritet të shtojë peshë në repartin ofensiv të Tiranës dhe të rrisë konkurrencën në kampionat. Emri i Xhixhës mbetet një “kërcënim” i njohur për rivalët, sidomos për Partizanin, ndaj afrimi i tij shihet si një sinjal i fortë nga klubi kryeqytetas për vazhdimësinë e sezonit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)